Maqedoni
Vrasja e mjekut, të hënën protestojnë mjekët amë, Oda e Mjekëve: Rasti të zbardhet urgjentisht
22.03.2024 15:44
Të hënën nga ora 12:00 deri në orën 16:00, mjekët privatë nuk do të punojnë me pacientët....

Të hënën nga ora 12:00 deri në orën 16:00, mjekët privatë nuk do të punojnë me pacientët. Në këtë mënyrë ata do të nderojnë kolegun e vrarë mjek familjar nga poliklinika “Hekurana”. Kështu ka bërë të ditur kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Privatë, Lidija Dervishova Çolakova, e cila vlerëson se duhet miratuar ligj për veprimtarinë mjekësore që do të mbrojë punën e mjekëve.
“Konsideroj se duhet të kemi respekt të ndërsjellë, t’i respektojmë ligjet në interes të Odës së Mjekëve, institucionet të kryejnë punën e tyre sepse ne nuk ndjehemi të sigurt, asnjë mjek familjar nuk ka mjete që të paguajë sigurim personal. Ne punojmë me pacientë psiqikisht labil, të varur nga substanca narkotike dhe me të vërtetë duhet të miratohet ligji për mbrojtje të mjekësisë primare.”, - deklaroi kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë, Lidija Dervishova Çollakova.
Me reagim edhe nga Oda e Mjekëve. Sipas tyre, asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar dhe kërkojnë nga institucionet kompetente që urgjentisht të marrin të gjitha masat dhe në përputhje me rrethanat të zbulohet dhe sanksionohet autori.
“Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor. Oda e Mjekëve shpreh ngushëllimet më të thella për familjen dhe të dashurit dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat.”, thuhet në njoftimin e Odës së Mjekëve. Vrasjen e mjekut e kanë dënuar edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera politike duke kërkuar zbardhjen e rastit.
FLUTRA LATIFI
