Gut-Behrami, kampione në "Super G"

22.03.2024 16:05

Zvicerania Lara Gut – Behrami, konfirmoi dominim e saj në disiplinat alpine veçanërisht në supersllallom të madh

Zvicerania Lara Gut – Behrami, konfirmoi dominim e saj në disiplinat alpine veçanërisht në supersllallom të madh, ku sot fitoi titullin e kampiones apo morri trofeun “Globin e vogël të kristaltë”.
 
Behrami, deri te trofeu i pestë në karrierë erdhi me renditjen në pozitën e shtatë në garën e sotme të zhvilluar në Saalbach. Ajo në renditjen e përgjithshme të skiatoreve në supersllallom të madh, ka 570 pikë, ose 30 më shumë se italiania Brignone.
 
Fituese e garës së sotme e zhvilluar në Saalbach, e që ishte e fundit në “supersllallom të madh”, doli çekja Ester Ledecka. 
 
Për çeken ishte kjo fitorja e saj e katërt në karrierë në Kupën e botës, por ajo është kampione olimpike nga Pjongjang 2018-tën. 
 
Ndërsa në konkuencë të meshkujve “Globin e vogël të kristaltë”, apo titullin e kampionit në supersllallom të madh, e fitoi zviverani Marco Odermatt.
 
Ai sot në qendrën austriake Saalbach, ishte renditur në pozitën e pestë. Odermatt  doli kampion në supersllallom të madh me 495 pikë, pasojnë Kriechmayr me 409, Haaser 271 pikë.