Ukraina me përmbysje mundi Bosnjën

22.03.2024 16:07

Të martën do të përcaktohen dhe 3 skuadrat e fundit që do të marrin biletat për në finalet e kampionatin europian....

Të martën do të përcaktohen dhe 3 skuadrat e fundit që do të marrin biletat për në finalet e kampionatin europian. Mbrëmjen e kaluar janë zhvlluar ndeshjet gjysmëfinale. Uellsi dhe Polonia do të takohen në Kardif për të caktuar se kush do të jetë skuadra që do të kualifikohet nga play-off-i i ligës A. Uellsi arriti që të mundë Finalndën 4-1 në ndeshjen gjysmëfinale, ndërkohë që në krahun tjetër Polonia shkatërroi Estoninë 5-1. Përfaqësuesja e Ukrainës, ka siguruar kualifikin në finale pasi me përmbysje të rezultatit e mundi Bonsjën e Hercegovinën. Izraeli në finale shkon me fitoren 2:1. 
 
 
Në finale në terren neutral Ukraina do të përballet me Islandën e cila në Budapestë me rezultatin 4:1 e mundi Izraelin. Fituesi I përgjithshëm I kësaj përballje në evropian do të luajë në grupin “E”, ku janë Belgjika, Sllovakia dhe Rumunia.  Greqia në anën e kundërt me rezultatin 5:0 e mundi Kazakistanin. Gjeorgjia me rezultatin 2:0 e mundi Luksemburgun. Kështu Greqia dhe Gjerogjia, çështjen e vizës për në “Euro 2024”, do ta sikutojnë të martën në Tblisi. Fituesi I kësaj ndeshje shko në grupin”F”, ku gjenden - Portugala, Turqia dhe Çekia.