Denveri mbetet në garë për titullin e kampioit
22.03.2024 16:11
Skuadra e Denver Nuggets, mbrëmjen mes të enjtës dhe të premtës në parket vendas me rezultatin 113-100 e mundën New York Knicks....

Skuadra e Denver Nuggets, mbrëmjen mes të enjtës dhe të premtës në parket vendas me rezultatin 113-100 e mundën New York Knicks. Denveri me përpjestimin 49 fitore 21 humbje, në garë për titullin e kampionit në Konferencën e Perëndimit janë barazuar me Oklahomën e cila ka përpjestimin 48-20. Ndërsa skuadra e New Yourkut, e cila I dha fund serisë prej katër fitoreve tani ka rënë në pozitën e pestë në Konferencën e Lindjes.
Dallas Mavericks me rezultatin 113-97 në terren vendas e mundën Utah Jazz, ndërsa deri tek fitorja në parket I drejtoi slloveni Luka Dončić që shënoi 34 pikë. Po ashtu fitores iu kanë gëzuar edhe basketbollistët e Phoenix Suns. Këta në terren mysafir me 128-115 e mundën Atlanta Hawks. Për skuadrën e Phoenix, kjo është fitorja e gjashtë në nëntë ndeshjet e fundit. Këta tani mbajnë pozitëb e shtatë në Perëndim, ndërsa Dallasi që ka përpjestimin e njëjtë 41 fitore 29 humbje në garën për kualifikim në “play – off”, kanë epërsinë ndaj Phoenix. Ndërsa Washingtoni po në terren vendas me rezulatin 109-102 e mundi Sacramenton dhe kështu I dha fund serisë prej pese ndeshjeve me rezultat negativ. Kyle Kuzma shënoi 31 pikë të cilat janë rekord personal, ndërsa Deni Avdija shënoi 17 pikë. (Gazetar Safet Ademi)