Maqedoni
Rusi, mbi 130 të vrarë nga sulmi terrorist
23.03.2024 17:40
Të paktën 133 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur...

Të paktën 133 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 janë plagosur pasi persona të armatosur hapën zjarr të premten një koncert rock në Crocus City Hall në një periferi të Moskës, thotë inteligjenca ruse.
Në pamjet e publikuara në media dhe rrjetet sociale, shihet momenti kur 6200 të pranishëm që po ndiqnin një koncert të një grupi të muzikës rrok, alarmohen nga të shtënat me armë dhe tentojnë të largohen për të shpëtuar jetën. Salla shpërtheu në flakë pasi autorët të cilët mendohet të kenë qenë 3 ose 5 persona hodhën edhe grantata.
“Kishte panikë, të gjithë bërtisnin, u dëgjuan të shtëna. Të gjithë prej neve bërtisnin, dikush gjuante, dikush thoshte ikni, dikush vetëm bërtiste. Ishte e tmerrshme”, u shpreh banorja e Moskës.
Grupi i Shtetit Islamik ka pretenduar se ka kryer sulmin. Intelegjenca ruse po bën përpjekje për zbardhje të plotë të ngjarjes.
“Veçmnë janë marrur gjurmët e ADN-së, janë duke u bërë testet balistike të armëve, municionit dhe materialeve tjera dëshmuese. Në mënyrë shtesë, hetuesit dhe ekspertët i morrën dhe filluan ti përpunojnë xhirimet e kamerave të sigurisë”, theksoi zëdhënësja e komitetit hetues të Rusisë, Svetllana Petrenko.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se të gjithë ata që janë përgjegjës për sulmin e të premtes në sallën e koncerteve në Moskë, do të ndëshkohen. Putin ka deklaruar se sulmuesit janë kapur duke u munduar të iknin drejt Ukrainës.
"Të gjithë autorët dhe organizatorët e këtij krimi do të vuajnë dënimin e drejtë dhe të pashmangshëm. Kushdo qofshin ata, kushdo që i udhëzon. E përsëris, ne do të identifikojmë dhe ndëshkojmë të gjithë ata që qëndrojnë pas terroristëve, që përgatitën këtë mizori, këtë sulm ndaj Rusisë, ndaj popullit tonë", u shpreh presidenti i Rusisë Vladimir Putin.
Ukraina ka mohuar çdo përfshirje me këtë ngjarje të rëndë. Pas ngjarjes, siguria në Rusi është forcuar ndërsa garda kombëtare është vënë në gatishmëri.
ERSAN PAJAZITI
