Botë
ShBA: miratohet paketa për shpenzime, senati shmang mbylljen e qeverisë amerikane
23.03.2024 20:02
Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë...

Senati amerikan e ka miratuar një paketë për shpenzime në vlerë të 1.2 trilion dollarëve amerikanë, për të shmangur kërcënimin e mbylljes së Qeverisë amerikane.
Dokumenti i miratuar në orët e para të së shtunës tani do të shkojë në tavolinën e presidentit amerikan, Joe Biden për nënshkrim.
Kongresi e ka miratuar javë më parë një paketë që garanton fonde për veteranët, agjencitë për punë të jashtme, të brendshme dhe ato të bujqësisë, ndërsa pajtueshmëria e arritur të shtunën garanton fonde për departamentet e mbrojtjes, sigurisë kombëtare dhe agjenci tjera qeveritare.
Ligjvënësvea merikanë u janë dashur gjashtë muaj pas hyrjes në vitin e ri fiskal për të përmbyllur pothuajse gjithë buxhetin për shpenzime.
Kombinimi i dy pakove financiare për shpenzime lë të kuptohet se buxheti amerikan për këtë vit do të jetë rreth 1.66 trilion dollarë.
Aty nuk përfshihen fonde për zvogëlimin e borxhit shtetëror.
