Botë

41 viktima nga moti i keq në Bangladesh

06.04.2015 21:20

Numri i personave që e kanë humbur jetën si pasojë e erave të fuqishme dhe të reshurave të shumta në Bangladesh ka arritur në 41 të vdekur...

Shumica e viktimave janë nga veriu i vendit, raporton Reuters.
 
Arsyeja kryesore e vdekjeve është shëmbja e mureve, rrëzimi i pemëve, përmbysja e anijeve, rrufetë dhe elektrifikimi i viktimave, njoftojnë zyrtarë të këtij vendi.
 
Mbi 200 persona janë lënduar derisa mijëra të shtëpive të ndërtuara nga balta janë dëmtuar.