Tërmet në Shqipëri

25.03.2024 08:02

Një tërmet me magnitudë 2.8 Rihter...

Një tërmet me magnitudë 2.8 Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 20:39 në Shqipëri.
 
Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte në Leskovik, ndërsa thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.
 
Për fat të mirë lëkundjet ishin të lehta. Nuk ka raportime për dëme materiale.