Ukrainë, Rusia sulmon infrastrukturën energjetike

25.03.2024 10:53

Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë...

Rusia i ka vazhduar sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës duke shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji në disa rajone.
 
Cak i sulmeve të natës ishte qyteti Mikolaiv. Kryetari i qytetit, Oleksandr Sienkevych, shkroi në Telegram se 11 civilë u plagosën dhe disa ndërtesa banimi u dëmtuan nga “rënia e mbetjeve”. 
 
Vitaliy Kim, kryetar i administratës ushtarake rajonale të Mykolayiv, raportoi se një dron Shahed, i prodhuar në Iran, shkaktoi zjarr në objektin energjetik në këtë rajon. 
 
Një sulm rus me dronë në qytetin e portit të Detit të Zi, Odesa, shkaktoi ndërprerje të rrymës. Rusia i ka rritur sulmet ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës në ditët e fundit. 
 
Më 23 mars, zyrtarët në Kiev raportuan se më shumë se një milion civilë kanë mbetur pa energji elektrike.