Rusi, katër të dyshuar për sulmin në Moskë
25.03.2024 11:27
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë....

Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave të cilët akuzohen për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës ku humbën jetën 137 njerëzve.
Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës.
Gjykata tha se bëhet fjalë për katër shtetas të Taxhikistanit, tre prej të cilëve thuhet se e kanë pranuar fajin.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pretendoi se Ukraina ishte e përfshirë në këtë sulm. Por kjo është mohuar kategorikisht nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ndërkohë Zyrtarët amerikanë thanë se Ukraina nuk ka gisht në këtë masakër, e cila siç u tha nga Shtëpia e Bardhë është kryer nga Organizata Shteti Islamik.
