Gaza, grupet e ndihmës alarmojnë për gjendjen në spitale
25.03.2024 11:40
E gjithë popullsia e Gazës....

E gjithë popullsia e Gazës prej 2.3 milionë banorësh vuan nga pasiguria ushqimore dhe se zia e bukës është e pashmangshme në veriun e goditur rëndë, thonë zyrtarë ndërkombëtar.
Grupet e ndihmës që vizituan një spital të mbushur plot në Gaza përshkruan një situatë "të paimagjinueshme" në të cilën plagë të mëdha të hapura mbetën të pakuruara.
Një ekip mjekësor emergjence i organizuar nga tre grupe ndihme kaloi dy javë duke kryer operacione dhe përkujdesje të tjera në Spitalin Evropian të Gazës pranë Khan Younis, ku janë zhvilluar luftime të ashpra midis forcave izraelite dhe militantëve palestinezë.
Spitali është zgjeruar në 1,000 shtretër nga kapaciteti i tij fillestar prej 200 shtretët. Rreth 22,000 njerëz janë strehuar gjithashtu në Spitalin Evropian të Gazës.
Ekipi mjeksor tha se kufizimet izraelite kishin çuar në mungesë të furnizimeve mjekësore, duke përfshirë bazat si garza dhe pllaka e vida të përdorura për të stabilizuar kockat e thyera.
Por Izraeli akuzon Hamasin për përdorimin e spitaleve dhe objekteve të tjera civile për të mbrojtur luftëtarët e tij dhe ka bastisur një numër objektesh mjekësore që nga fillimi i luftës.
