Zgjedhjet parlamentare, partitë do përgatisin listat për deputet
25.03.2024 11:13
Përveç kandidaturave për presidnet të cilat tanimë janë të njohura,...

Përveç kandidaturave për presidnet të cilat tanimë janë të njohura, partitë politike janë në procedurë të përzgjedhjes së listave për deputet.
Social demokratët tanimë kanë bërë të ditur se në njësinë e parë zgjedhore bartës liste do të jetë kreu i partisë Dimitar Kovaçevski. Njësisë së dytë zgjedhore do ti prij Oliver Spasovski. Njësisë së tretë Sanja Llukarevska. Në njësinë e katërt bartës liste do të jetë Venko Filipçe. Në njësinë e pestë Jovan Mitreski dhe bartës në njësinë e gjashtë do të jetë Sllavjanka Petrovska.
Nga VMRO-DPMNE kanë bërë publik programin zgjedhorë ndërsa pritet që të publikojnë edhe listën e kandidatëve për deputet.
Ndërsa në kampin Shpitar Kualicioni VLEN ka bërë të ditur se njësisë së parë zgjedhore do ti proij Izet Mexhiti, njësisë së dytë Afrim Gashi, në njësinë e gjashtë Bilall Kasami, ndërsa ende nuk dihet emri i bartësit në njësinë e pestë zgjedhore që pritet të zgjidhet nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit.
Në BDI ende nuk janë bërë publik emrat përveç njësisë së gjashtë zgjedhore ku dihet se bartës do të jetë kreu i integristëve Ali Ahmeti. Ndërsa kjo parti është në konsolidim e sipër të koalicionit të quajtur Fronti Evropjan, të cilit dit më parë iu bashkëngjit partia Populli e Skender Rexhapit, ndërsa sot këti koalicioni siç është bërë e ditur do ti bashkëngjiten edhe PDSH e mendu thaçit dhe Partia Demokratike Evropiane e Arianit Hoxhës. Në bisedime për tu përfshirë në Frontin Evropian të drejtuar nga BDI është edhe Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës.
