Dita botërore e shëndetit - "Për ushqim të sigurtë, nga fusha në tryezë"
Nën moton "Për ushqim të sigurt, nga fusha deri në tryezë" sot shënohet Dita botërore e shëndetit - 7 Prilli...

Shoqata mjekësore e Maqedonisë (SHMM) me këtë rast sot organizon ngjarje në të cilën do të mbahet ligjeratë për sigurinë e ushqimit.
Qëllimi i fushatës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) është që të ngrihet vetëdija e qytetarëve për siguri më të mirë të ushqimit, si dhe rekomandime të qeverive, autoriteteve sëndetësore-publike, bashkësitë dhe individët që të ndërmarrin aksione në kohë për parandalim të përafërsisht 200 sëmundjeve të cilat paraqiten si rezultat i ushqimit të ndotur me bakterie dhe viruse, parazite, substanca kimike dhe të tjera.
Sëmundjet e lidhura me ushqimin e ndotur me bakterie mund të parandalohen me zbatimin e pesë çelësave për ushqim më të sigurtë dhe atë me mirëmbajtjen e higjienës, me ndarjen e lëndës së aprë nga ushqimi i përgatitur, me përgatitjen themelore të ushqimit, ruajtjen e tij në temperatura të sigurta dhe shfrytëzim i ujit të sigurtë dhe produkteve të freskëta", potencojnë nga OBSH.
Në kuadër të shënimit të Ditës botërroe të shëndetit, sot në Shkup, SHMM do të mbajë tubim solemn, në të cilin, mes tjerash, doc.dr. Gordana Ristovska nga Instituti për shëndet publik do të mbajë ligjeratën "Sa është i sigurtë ushqimi juaj". Pritet fjalimi i kryetarit të SHMM-së, Goran Dimitrov dhe ministrit të SHëndetësisë, Nikolla Todorov. Njëkohësisht, SHMM do të shënojë 70-vjetorin e themelimit.
