Ekonomi

KRRE: Rriten çmimet e derivateve të naftës

25.03.2024 13:16

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës...

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,33 % në raport me vendimin e datës 22.3.2024.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.
 
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër.
 
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,979 denarë për kilogram.
 
Nga data 26.3.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 85,00 (denarë/litër)
  • Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 87,00 (denarë/litër)
  • Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër)
  • Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër)
  • Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram)