Botë

Sulmi në Rusi, ngritet aktakuzë për katër persona

25.03.2024 13:37

Katër të akuzuarit në sulmin vdekjeprurës në sallë koncertesh në afërsi të Moskës ballafaqohen me burg të përjetshëm...

Katër të akuzuarit në sulmin vdekjeprurës në sallë koncertesh në afërsi të Moskës ballafaqohen me burg të përjetshëm. Për të gjithë është caktuar masë paraburgimi ndërkaq disa prejt tyre tashmë kanë pranuar fajin. 
 
“Hetimi po vazhdon. Shërbimet tona po punojnë në mënyrë të pavarur.”, tha Dmitrij Peskov, zëdhënës i Putinit.
 
Ndërkohë Rusia ende e shokuar nga sulmi terrorist. Të mbijetuave u jepet ndihma e nevojshme. Të traumatizuar dëshmojnë atë që përjetuan.
 
“Të shtëna, qetësi, zë, qetësi. Dukej si po ndodhte diku larg. Më pas gjuajtjet u ndjenë dhe u dëgjuan më afër. Disa minuta më vonë u gjetëm te dera për të dalë jashtë.”, u shpreh një qytetare e mbijetuar.
 
Sulmin e ka marrë përsipër shteti islamik. Pas presidentit të Ukrainës Zelenski, edhe SHBA-ja hedh poshtë vërtetimiet e Putinit se Ukraina është e përzier në këtë akt.
 
“Nuk ka asnjë dëshmi se Ukraina ka qenë e përfshirë në masakër. Në fakt, sipas të gjitha indikacioneve, shteti islamik është përgjegjëse për atë që ndodhi.”, tha Kamala Haris, nënkryetare e SHBA-së.
 
Në sallë koncertesh pranë Moskës, nga sulmi terrorist humbën jetën 137 njerëz dhe u lënduan qindra të tjerë. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU