Maqedoni

Zgjedhjet presidenciale, në KShZ u vendos numri rendor i kandidatëve

25.03.2024 14:41

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj...

Stevo Pendarovski i pari, Gordana Siljanovska - Davkova e dyta, Stefçe Jakimovski i treti, Bujar Osmani i katërti, Biljana Vankovska e pesta, Arben Taravari i gjashti dhe Maksim Dimitrievski i shtati. Kjo është radhitja e kandidatëve për President në fletëvotimin e presidencialeve 2024 e cila u vendos përmes tërheqjes së shortit të organizuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Të shtatë kandidatët me 24 prill do të garojnë përmes këtij numri rendor.
 
“Pas shortit të organizuar do të përgaditet procesverbal i rradhitjes së kandidatëve për zgjedhjet Presidenciale dhe në përputhje me nenin 69, paragrafi 1, lista e rradhitjes së kandidateve do të publikohet edhe në gazetën zyrtare.”, tha kryetari i KShZ-së, Aleksandar Dashtevski. 
 
KShZ tërhoqi shortin për panotë reklamuese
 
Njëherit në KShZ u hodh shorti edhe për përcaktimin e lokacioneve për panotë reklamuese dhe bilbordet që ofrohen për reklamim politik për zgjedhjet presidenciale. Numri maksimal i panove reklamuese dhe bilbordeve që mund të përdoren për reklamim politik është 40% e numrit total në territorin e komunës konkrete, Qytetit të Shkupit, përkatësisht në territorin në të cilin është përcaktuar person juridik që ekonomizon me to, për Zgjedhjet për Presidenciale 2024. Ne të cilën personat juridik që u paraqiten dhe u zgjodhën fituan paketa prej 10, 30 dhe 40 % të hapësirës reklamuese. 
 
Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj, dita kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Fushata zgjedhore e presidencialeve do të zhvillohet prej 4 deri më 22 prill, ndërsa fushata parlamentare prej 18 prill deri më 6 maj.
 
REXHEP QAMILI