Ekonomi

Çmimi i energjisë termike, Bislimovski: Nuk ka hapsirë për rritje të çmimit

25.03.2024 15:05

Nuk pritet rritje çmimit të energjisë termike për amvisëritë duke marrë parasysh çmimet e gazit natyror...

Nuk pritet rritje çmimit të energjisë termike për amvisëritë duke marrë parasysh çmimet e gazit natyror në bursat në Evropë potencojnë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Shtojnë se do ti ndërmarin të gjitha mekanizmat e nevojshme që gjendja me çmimin për ngrohje termike të mbetet stabile dhe jo në dëm të qytetarëve.
 
“Në asnjë rast nuk do të vjen deri tek ndonjë rritje çmimit të  energjisë termike për amvisëritë, mud të ketë vetëm ulje të çmimit. Se a do të ketë apo jo subvencione do ta marrim vendimin në qershor. Ne kishim mundësi edhe tani të marrim vendime populiste kur ulëm çmimin për jo amvisëritë, por vendosëm që konsumatorët të cilët nuk u subvencionuan asnjëherë gjatë krizës energjetike, t'i ju ndihohmet së pari.”, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski.
 
Heqja e tarifës prej 200 denararë, Bislimovski: Do të ndikoj në rritje të çmimit të energjisë elektrike
 
Sa i përket kërkesave për heqjen e tarifës prej 200 denarë për kyçje në rrjetin e energjisë elektrike Bislimovski thotë se një vendim i tillë do të ndikonte në rritje të çmimit të energjisë elektrike për kategoritë më të rezikuara të qytetarëve.
 
“Heqja e tarifës prej 200 denarëve do të rriste me 9.3 për qind çmimet e energjisë elektrike për bllokun e parë, ndërsa çmimin për tarifë të lirë me 14.54 për qind. Ne as nuk kemi dhënë fitime shtesë dhe as nuk kemi dëmtuar konsumatorët, por kemi vendosur një mënyrë të drejtë shpërndarjes së harxhimeve. Ato të cilët kanë 5 banesa nuk duhet ti kursejmë.”, tha Bislimovski.
 
Bislimoski po ashtu theksoi se në vitin 2023, në krahasim me vitin 2022, çmimi i energjisë elektrike është ulur për 10 për qind, dhe si rezultat i vendosjes së tarifës së lirë në janar të vitit 2024, konsumi i energjisë elektrike në tarifë të lirë është rritur për 18 për qind.
 
GAZMEND KURTISHI