Botë
Konjufca: Këtë vik Kosova mund të shkojë në zgejhdje
25.03.2024 16:13
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk e përjashton mundësinë që këtë vit Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare....

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, nuk e përjashton mundësinë që këtë vit Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Konjufca ka thënë se ndan të njejtin mendim me kryemisntirin Albin Kurti se nëse në koordinim me opozitën Kosova mund të shkojë në zgjedhje.
“Ju e dini që unë moti jam për zgjedhje. Kam thënë që opsioni më i mirë është që të shkohet në zgjedhje, por tash, të gjithë po thonë që është sivjet. Ky vit i ka edhe disa muaj. Unë nuk mund t’ju them se cila është koha më e mirë për të shkuar në zgjedhje, por ju e keni dëgjuar edhe kryeministrin që ka thënë se do të ishte në mbështetje të një iniciative të opozitës sa i përket shkuarjes në zgjedhje.”, tha kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.
