CONCACAF, amerikanët fituan Ligën e Kombeve
25.03.2024 16:53
Përfaqësuesja e SHBA-së, në futboll për meshkuj ka fituar edicionin e tretë të Ligës së kombeve CONCACAF...

Përfaqësuesja e SHBA-së, në futboll për meshkuj ka fituar edicionin e tretë të Ligës së kombeve CONCACAF, pasi në finale me rezultatin 2:0 e mundi Meksikën. Amerikanët në finale e luajtur në Arlington, para 60.000 shikuesve pej të cilëve shumica meksikan triumfuan me golat e Tajler Adams (45’) dhe Giovania Reigne(63’). Kështu "kaubojët", janë fitues të vetëm të Ligës së Kombeve CONCACAF.
Amerikanët për herë të parë kanë triumfuar në vitin 2020, duke mundur 3-2 Meksikën, ndërsa tre vjet më vonë në finale e mundën Kanadanë me 2-0, ashtu që në edicionin e tretë sivjet me rezultatin identik I mundën meksikanët. Në ndeshjen për vendin e tretë të Ligës së kombeve të CONCACAF, Jamajka me 1:0 e mundi Panamanë. (Gazetar Amir Duraku)
