NBA - LA Lakersat shënuan 150 pikë
25.03.2024 16:55
Skuadra e Los Angeles Lakers me rezultatin 150-145 e mundën Indiana Pacers....

Skuadra e Los Angeles Lakers me rezultatin 150-145 e mundën Indiana Pacers. Ishte kjo një ndeshje në tëcilën Lakersat, shënuan më së shumti kosha në një përballje që nga viti 1987, kur me 155-118 e kishin mundur Phoenix Suns. Për momentin L A Lakers, në renditjen e Konferencës së Perëndimit mbajnë pozitën e nëntë dhe secila fitore është e rëndësishme për kualifikim në balotazh.
Golden State Warriors janë mundur në transfertë nga Minnesota Timberëolves me 110-114. Ndërsa skuadra e Los Angeles Clippers, në terren vendas me 107-121 u mund nga Philadelphia 76-ers. Clippers vazhdojnë të mbajnë pozitën e katërt në Perëndim me përpjesimin 44-26, ndërsa Sixers mbajnë pozitën e shtatë me 39-32.
