SHBA, shembet një urë e madhe në Baltimor
Një urë e madhe në Baltimor të Shteteve të Bashkuara....

Një urë e madhe në Baltimor të Shteteve të Bashkuara është shembur pasi u godit nga një anije e madhe këtë mëngjes, dhe si pasojë disa vetura ranë në lum.
Ekipet e shpëtimit thanë se janë duke i kërkuar së paku shtatë njerëz në ujë. Anija e goditi njërën prej shtyllave mbajtëse të urës Francis Scott Key, duke e shkaktuar shembjen e saj, ndërsa anija shpërtheu në zjarr.
Autoritetet lokale thanë se është shumë herët të dihet se sa njerëz janë prekur nga ky incident, por ekipet e shpëtimit janë duke i kërkuar shtatë njerëz në ujë dhe e cilësoi shembjen e urës si "një ngjarje që mund të ketë shumë viktima".
Anija quhej “Dali”. Ajo po lundronte përmes Baltimore në drejtim të Kolombos në Shri Lankë, sipas autoriteteve.
Sipas një zyrtari të Rojës Bregdetare të Baltimore, anija po lundronte nën flamurin e Singaporit.
