Ukrainë, Rusia kryen sulme me dron mbi Kievin

26.03.2024 09:39

Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev....

Ushtria ruse i ka sulmuar kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, si dhe qytetin e dytë më të madh ukrainas, Harkiv, me dronë gjatë natës së kaluar

Inxhinierët ukrainas kanë hasur në vështërsi për ta rregulluar rrjetin elektrik të dëmtuar nga sulmet e mëhershme ruse në infrastrukturën energjetike, duke bërë që mijëra njerëz të vazhdojë të mbesin pa furnizim me rrymë.

Ushtria ukrainase tha se i ka rrëzuar 12 dronë rusë të cilët ishin nisur drejt Kievit. Edhe në Harkiv, autoritetet rajonale thanë se së paku tetë dronë prodhim iranianë e sulmuan qytetin e dytë më të madh ukrainas, por se mbrojtja ajrore i rrëzoi ata.