Bazar i Pashkëve "Prej fëmijëve, të fëmijëve, për fëmijët!"

07.04.2015 09:55

Nën moton "Prej fëmijëve, të fëmijëve, për fëmijët!" në organizim të Grupit të shoqatave për sëmundje të rralla, sot do të mbahet Bazar i Pashkëve, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për sëmundjet e rralla...

Organizues të ngjarjes janë: Shoqata për Fibrozë cistike, Shoqata e prindërve të fëmijëve me sëmundje endokrinologjike "Rritja", Asociacioni i Maqedonisë për KRON dhe KOLITIS ULCEROZ (MAKUK), SHoqata për HML, SHoqata e kemofilistëve, Asociacioni i Maqedonisë për diabet të fëmijëve - Balans, Shoqata për perosna me diabet Alegria dhe qytetarë me Akromegalia.

Organizuesit theksojnë se nevojitet të ngritet vetëdija publike për ekzistimin e këtyre sëmundjeve të rralla, të përmirësohet diagnostifikimi i hershëm tek të njejtët, të përmirësohen kushtet për trajtim  dhe qasje deri te terapia adekuate mjekësore dhe fizikale dhe rekuzitet ndihmëse, si dhe të mundësohet socializimi dhe integrimi o të sëmurëve me sëmundje të rralla në të gjitha sferat e jetës së përditshme, përmes lehtësimit të vështirësive me të cilat ata ndeshen çdo ditë.

Mjetet e grumbulluara he mjetet e fituara nga shitja e punimve të dorës me rastin e Pashkëve, në tërësi do t'i dhurohen Institutit për sëmundje të mushkërive tek fëmijët - Kozle, për përmirësimin e cilëisë së mjekimit të fëmijëve dhe vendosjen e procedurave të reja diagnostike.