Maqedoni

OKB, rezolutë për armëpushim në Gaza

26.03.2024 13:25

ShBA dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të mënjëherëshëm, Kanada ndaloi dërgimin e armëve...

ShBA dhe Gjermania bëjnë thirrje për armëpushim të mënjëherëshëm, Kanada ndaloi dërgimin e armëve në zonat e luftës në Rripin e Gazës, ndërsa BE-ja forcon gjithënjë e më shumë tonet e saja që operacionet ushtarake të Izraelit ndaj Gazës duhet të ndërpriten mënjëherë. Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit të OKB-së miratoi një rezolutë me të cilën kërkon armëpushim të mënjëherëshëm në Gaza gjatë dy javëve të mbetura të muajit e Ramazan dhe lirimin e mënjëherëshëm dhe të pakushtëzuar të të gjitha pengjeve si dhe zgjerimin e qasjes për ndihmën humantire në Rripin e Gazës. ShBA absetenoi nga votimi i kësaj rezolute, ndërsa 14 anëtarë të tjerë të Këshillit, përfshirë Rusinë, Kinën dhe Britaninë e Madhe votuan pro. Pas miratimit të kësaj rezolute kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu anuloi vizitën e lartë izraelike në Uashington. Përfarëques të lartë të Shtëpisë së Bardhë të befasuar nga vendimi i Netanyahut.
 
“Sinqerisht ne jemi të habitur nga ky vendim sepse bëhet fjalë për rezolutë joobliguese kështu që nuk ka kurëfarë ndikimi ndaj Telaviv-it dhe aftësitë së Izraelit të vazhdojë të ndjekë Hamasin. Kjo gjë nuk paraqet ndryshimin e politikës sonë. Ne ende po e mbështesim shpinën e Izraelit, sigurojmë pajisje që vendi të mund të mbrohet.”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardh - SHBA, Xhon Kirbi.
 
Anëtarët e familjes së pengjeve izraelite, mendojnë se rezoluta e OKB-së e rritë presionin ndërkombëtar ndaj izraelit. Ata nuk pajtohen me mendimin e OKB-së dhe të tërë faktorit ndërkombëtare se duhet të ndodhë armëpushim, pasi që ata mendojnë se në duart e Hamasit janë ende rreth 100 pengje izraelite që duhet të kthehen. 
 
“Vendimi i OKB-së e rit presionin ndërkombëtar ndaj nesh, ndaj Izraelit. Aq më shumë dorëzohemi dhe aq më shumë po i shkojmë për se qefi, ata do të jenë më të fuqishëm për të na ulin poshtë.”, tha nëna e një të kidnapuari.
 
Autoritetet izraelite nuk ndryshojnë mendjen për luftimet në Gazë. Përbetohen se  do të luftojnë edhe më tej derisa nuk lirohen të gjitha pengjet e tyre. Për luftën Izrael Hamas, ata thonë se duhet të sillet një vendim i qartë, përndryshe lufta e tyre mund të zgjerohet.
 
“Nuk kemi të drejt morale për ta ndaluar luftën në Gazë derisa nuk i kthejmë të gjitha pengjet në shtëpi. Nëse nuk merret vendim të qartë në lidhje me këtë konflikt, kjo gjë do të mund te na shpie deri në një luftë  në Veri.”, tha ministri i mbrojtës i Izraelit, Yoav Galant. 
 
Gjatë 24 orëve të fundit autoritetet izraelite kanë publikuar disa pamje ku aeroplanë të tyre luftarake kanë sulmuar rreth 60 caqe të caktuara të Hamasit.  
 
REXHEP QAMILI