Maqedoni
Katër vjet në NATO, Qeveria mban seancë solemne
26.03.2024 14:10
Katër vjetori i vendit në paktin veri-atlantik na gjen me demokraci më të fuqishme...

Katër vjetori i vendit në paktin veri-atlantik na gjen me demokraci më të fuqishme, të bashkuar me shtetet e zhvilluara dhe që punojnë sipas një rendit ndërkombëtar të bazuara në rregulla, tha kryeministri Talat Xhaferi. Krahas privilegjeve, Xhaferi potencoi edhe detyrimet që dalin nga anëtarësimi në organizatën e sigurisë.
“Anëtarësimi nuk na sjellë vetëm privilegje por edhe detyrime. Detyrime për t’u forcuar, për të qenë më rezistues, më të fuqishëm dhe për t’u përballur me sfidat e mbrojtjes që i sjelin tendencat dhe kërcënimet e sotme. Nuk e di a do ta quaja detyrim nga anëtarësimi sepse kjo me siguri është puna jonë e përditshme dhe pritje të cilën e kanë qytetarët prej nesh, për realizimin e së cilës punojmë me përkushtim.”, tha kryeministri Talat Xhaferi.
Me anëtarësimin në NATO zhduken dilemat e kërcënimit të sovranitetit dhe sigurisë së vendit, pohoi ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.
“Përfitimi i parë kryesor është se me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, asnjëherë më nuk do të bisedohet nëse sovraniteti ynë, integriteti dhe siguria e qytetarëve mund të jenë të rrezikuara. Nuk mundet! Për një shtet që ka pavarësi mbi 30 vite dhe gjendet në Ballkan, anëtarësimi në NATO do të thotë vërtetim i madh i pozicionit të saj në planin ndërkombëtar.”, tha ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska
Për ministrin e jashtëm Bujar Osmani, nga shtet që konsumonte siguri jemi shndëruar në shtet që kontribon në siguri, dhe kjo ndodhi në kohën e duhur kur Rusia po merr hov sundimi.
“Mund vetëm të paramendojmë se si do ishte situata në rajon dhe në vendin tonë po të mos ishim në NATO në kushtet e nisjes së ambicjeve imperialiste ruse. Siç kamë thanë në vazhdimësi, Ukraina është vetëm stacioni i parë i këtyre ambicjeve ruse dhe një prej stacioneve të rradhës do jetë edhe Ballkani Perëndimor.”, tha ministri i jashtëm Bujar Osmani.
Ndërkohë, zv.kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq fton politikanët që ta vazhdojnë me vendosmëri edhe në prcesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.
“Vendime e vështira janë me vlerë për qytetarët dhe shtetin. Vendimet e vështira që duhet t’i miratojmë lidhur me integrimin në BE neve polikanëve do të na kushtojnë, por, jini të sigurtë se kur do të festojmë përvjetorn e anëtarësimt në BE, qytetarët do të na falenderojnë.”, tha zv/kryeministër për eurointegrime Bojan Mariçiq.
Maqedonia e Veriut u bë anëtarja e 30 -të e NATO-s me 27 mars të vitit 2020.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
