Poposki në mbledhje të ministrave të Punëve të Jashtme në Budapest
07.04.2015 09:50
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot në Budapest së bashku me ministrat e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Greqisë dhe Serbisë dhe ministrit turk për Çështje të BE-së do të merr pjesë në mbledhjen ministrore kushtuar çështjeve për stabilitet energjetik në Rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore...

Në mbledhje, e cila mbahet me iniciativë të ministrit hungarez të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto do të shqyrtohet interesi i vendeve për përkrahje të diversifikimit të rutave dhe burimeve për furnizim me gaz natyror nga Republika e Turqisë.
Është parashikuar që vendet pjesëmarëse të miratojnë Deklaratë për përforcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë energjetik.
