Botë

Kiev, arreston dy agjentë rus, Moskë, Putin fajson Ukrainën për logjistikë të sulmeve

26.03.2024 15:33

Oficerët ukrainas të sigurisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar se po vepronin në emër të Rusisë...

Oficerët ukrainas të sigurisë kanë arrestuar dy persona të dyshuar se po vepronin në emër të Rusisë në përpjekje për të hedhur në erë një linjë hekurudhore të përdorur për transportin e armëve në Ukrainën lindore, si pjesë e betejës së Kievit kundër forcave ruse, njoftoi Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës. Ndërkohë Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse ka njoftuar se ka parandaluar edhe një sulm tjetër terrorist në rajonin e Samaras përgjatë kufirit me Kazahstan. Presidenti rus Vladimir Putin është i mendimit se ky tentim për sulm terrorist  si dhe sulmin tetororist në sallën koncerte në Moska janë bërë me logjistik të shëbrimeve ukrainese, ndrësa Uashingtoni, sipas Putinit po tenton të bind se gjurmët nuk shkojnë deri tek Ukraina për këto sulme teroriste. 
 
“Hetimi kërkon përgjigje për më shumë pyetjeve, si për shembull, a është e vërtetë se organizatat islamike sulmojnë në Rusi e cila është për të gjetur zgjidhje për eskalimet në Lindjen e Mesme dhe pse besimtarët mysliman, pasuesit e ashtuquajtur e islamit të pastër do të kryejnë masakra gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.”, tha presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
 
Ndërkohë Gjykata e Moskës përgjegjëse për rastin e masakrës në sallën e koncerteve në Moskë në të cilën 40 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u plagosën, lëshoi urdhër arresti për shefin e shërbimit të sigurisë ukrainase. Pavarësisht marrëveshjes, ushtria ukrainese ende nuk e ka pranuar ndihmën e re ushtarake nga Perëndimi.
 
“Këtë që e shihni është shumë pak. Normalisht, artilerisë sonë u duhen së paku 100 predha në ditë, ndërsa këtu janë vetëm 20.”, u shpreh një anëtar i Brigade Ukrainëse.
 
 Sekretari Shtetëror i ShBA-së Entoni Blinken kërkoi nga aleatëve baltik që të vazhdojnë me mbështetjen e tyre të përbashkët për  Ukrainën dhe populli i ukrainës. Ndihma amerikane rezulton të jetë ende e bllokuar.
 
“Investime e vazhdueshme për lirinë e Ukrainës shkojnë përtej vetë Ukrainës. Njerëzit meritojnë dhe duhet të kenë lirinë dhe të ardhmen e tyre të sigurt  dhe këtë gjë për ta, nuk duhet të bëjë ndonjë forcë tjetër. Ne të gjithë  duhet të punojmë së bashku për të pasur mbështetjen e qëndrueshme për Ukrainën.”, tha sekretari shtetëror i SHBA-së, Entoni Blinken.
 
Edhe përkundër paraqitjeve deklarative ruse, ushtria e tyre vazhdon të sulmojë me gjithë armëtimin që ka në dispozicion. Shpërthimei nëpër vendbanimet e banuara dhe sallave të sportit.
 
“Jemi të lumtur që nuk ishim atje. Ekipi ynë erdhi për të ndihmuar, si të tjerët, ne jemi një familje. Patinatorët e figurave, ekipi i hokejve për femra, ekipi i fëmijëve, ata janë të gjithë këtu. “Salla e sportit mbeti pa dritare dhe pa çati.”, tha Marija Nesterova, hokeiste.
 
Mbi një milion njerëz në Ukrainë janë ende pa energji elektrike, ndërsa gjithnjë e më shumë qytetarët po evakuohen nga zonat pranë Donbasit të pushtuar. Lufta në Ukrainë vazhdon tashmë 25 muajsh. 
 
REXHEP QAMILI