Sonte ndahen tri biletat e fundit për UEFA Euro 2024
26.03.2024 16:42
Erdhi koha për kompletimin e listës së vendeve pjesëmarëse në “EURO 2024”....

Erdhi koha për kompletimin e listës së vendeve pjesëmarëse në “EURO 2024”. Për tri vendet e mbetura bosh, në garë janë gjashtë ekipe kombëtare të cilat sonte do të luajnë ndeshjet jetike të balotazhit në Divizionin A, B dhe C të Ligës së Kombeve të UEFA-së. Uellsi në Kardif përmes Polonisë, do të orvatet të arrijë deri në Gjermani dhe grupit “D”, ku e presin Holanda, Austria dhe Franca. Itenerari dihet dhe fituesin e kësaj ndeshje që në përballjen e parë e pret Holanda.
Ukraina në finalë e B Divizionit në stadiumin "Tarzinski Arena”, në Vroclav të Polonisë do të përballet me Islandën. Ukrainasit deri këtu erdhën me një përmbysje të rezultatit në Zenicë dhe janë favorit në letër përballë islandezëve. Ndryshe nga Ukraina, ishullorët në gjysmëfinale me tre golat e Tore e mundën Izraelin. Fituesi I kësaj përballje në evropianin e “Gjermania 2024”, do të luajë në Grupin “E”, së bashku me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë, me të cilin do luajnë ndeshjen e parë.
Në ndeshjen e tretë të kësaj mbrëmje do të përballen Gjerogjia dhe Greqia. Fituesin e kësaj ndeshje e pret Grupi “F”, në përbërje të së cilës janë – Turqia, Portugalia dhe Çekia.
