Dy ndeshje një gol i shënuar, Milevski: Jam i kënaqur me atë që pashë
26.03.2024 16:45
Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, as në ndeshjen e katërt nuk ia doli të shënojë fitore...

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, as në ndeshjen e katërt nuk ia doli të shënojë fitore. Këta pas katër muaj pushim në Antali, zhvlloi dy ndeshje kontrolluese me Moldavinë dhe me Malin e Zi. Të përzgjedhurit e trajnerit Milevski, në këto 180 minuta loja ia dolën të shënojnë vetëm 1 dhe të pranojnë dy gola. Kjo na jep një mesatare se në çdo 90 minuta më të mirët e vendit mund të shënojnë gol. Duke llogaritur edhe dy ndeshjet eliminatore për “Euro 2024”, ato me Italinë dhe Anglinë në gjithsej katër ndeshje nuk ka shënuar fitore me përpjestimin dy humbje dy barazime.
Krahas këtyre të dhënave dhe paraqitjes së zbehtë në fushën e lojës në dy ndeshjet kontrolluese trajneri Milevski, pas ndeshjes me malazzët, ka thënë se po që se të përzgjedhurit e tij do luanin kështu edhe në të ardhmen ai do të jetë i kënaqur.
“Më duhet të shpreh kënaqësinë time për mënyrën se si Maqedonia luajti në këtë ndeshje, si dominoi në të gjitha segmentet e lojës së futbollit. Edhe një herë do të theksoj se Maqedonia sot luajti një ndeshje jashtëzakonisht cilësore ndaj një kundërshtari më se serioz siç është Mali i Zi. Jam i kënaqur me atë që pashë në këto dy ndeshje. Nëse Maqedonia duket kështu si sot dhe në të ardhmen, do të jem i lumtur. Nëse e lëmë mënjanë rezultatin, rezultati është më i rëndësishmi, por nuk është edhe më i rëndësishmi në këto ndeshje kontrolluese.”, tha trajner i Maqedonisë së Veriut, Blagoja Milevski.
Dy ndeshjet e radhës kontrolluese para nisjes së edicionit të sivjem të Ligës së Kombeve, përfaqësuesja e vendit do ti luajë në qershor ku përballë do të ketë Kroacinë dhe Çekinë. (Gazetar Safet Ademi)
