Maqedoni

Një 27-vjeçar nga Ohri i ka djegur automjetin e policisë

26.03.2024 19:01

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër SN (27) nga Ohri për shkak të ekzistimit...

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër SN (27) nga Ohri për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
 
Më 17.02.2024 në rrugën “Serafim Kitanoski” në Ohër ka shkaktuar zjarr me lëng të ndezshëm në automjetin e parkuar të udhëtarëve “dacia duster” me targa të Shkupit, në pronësi të Policisë Pyjore – Ohër.