Turqi, arrestohen sulmuesit e autobusit të “Fenerbahçes”

07.04.2015 16:20

Dy persona janë arrestuar në Turqi nën dyshimin për sulmin ndaj autobusit që transportonte futbollistët e “Fenerbahçes”...

 Sipas policisë,  njëri nga sulmuesit e ka ndjekur karvanin, derisa tjetri ka hapur zjarr ndaj autobusit.

Sulmi, në të cilin është lënduar shoferi, ka ndodhur të shtunën, derisa lojtarët ishin duke u kthyer në Stamboll pas fitores si mysafir te “Rizespor”.

Klubi i futbollit “Fenerbahçe” kumtoi se nuk do të luaj derisa të zgjidhet rasti me sulmin e armatosur ndaj ekipit të tyre.

Ndërkohë, ka reaguar edhe udhëheqësia e Ligës, e cila pas mbledhjes me ministrin e Sportit, Akif Çagataj Kiliç, vendosi ta pezullojë kampionatin turk dhe ndeshjet në kupën kombëtare.