Shënohet 4 vjetori i anëtarësimit në NATO, manifestimi “Ditët e NATO-s” zgjat deri me 4 prill

27.03.2024 11:43

Maqedonia e Veriut sot mbush plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s...

Maqedonia e Veriut sot mbush plot 4 vjet që është pjesë e NATO-s. Më 27 Mars 2020,vendi zyrtarisht u bë anëtar i NATO-s, ndërsa më 30 mars, flamuri i Maqedonisë, si flamuri i vendit aleat të 30, u ngrit në selinë e NATO-s në Bruksel.

Me këtë rast  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të mbajë manifestim tradicional me trupin diplomatik, me të cilin do të shënohet fillimi i Ditëve të NATO-s në vend, të cilat do të zgjasin deri më 4 prill. Angazhimi për integrimin euroatlantik vijon edhe më tej u tha me kët rast.

“Politika e dyerve të hapura të Natos paraqet sukses historik e cila është me rëndësi sa i përket sigurimt të paqes dhe siguri në kontnentin evropian. Zgjërmi i BE-së kontrboi në përforcimin e sigurisë, siguroi prosperitetin dhe duhet ta mbajmë kredibilietin e të dy politikave që janë me rëndësi të veçantë për realizimin e qëllimve të përbashkëta strategjike të Natos dhe BE- SË.” – tha Ministri i Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani.  

“Ashtu siç nuk u dorëzuam nga antarësini në Nato përskaj të gjitha sfidave poashtu nuk do të tërhiqemi edhe nga antërasëmi ynë në BE. Ashtu siç i kemi në plan të parë interesat e qytetarëve përkundrejt interesave personal dhe politike,   kur e bëmë këtë për Naton këtë do ta bëjmë edhe për Be nëpor si sot kur e festojmë 4 vjetorin e natarësimit në Nato ashtu do të vijojmë negociatat me BE-në dhe shpresoj se do të anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030” – u shpreh Zv.Kryeministri për Çështje Europiane, Bojan Mariçiq. (Meral ismaili, TVM2)