Ivanovski në Samitin për ekonomi të re (NES) në Tokio

07.04.2015 09:44

Vizita është në kuadër të aktiviteteve qeveritare roud-shou për të tërhequr investime të huaja...

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, i shoqëruar nga ministri pa resor Goran Mickovski sot në Tokio do të marrë pjesë në Samitin për ekonomi të re (NES), njëra nga konferencat më të mëdha botërore në organizim të organizatës japoneze për ekonomi të re.

Vizita është në kuadër të aktiviteteve qeveritare roud-shou për të tërhequr investime të huaja.

Siç u paralajmërua, ministri Ivanovski në Organizatën japoneze për tregti të jashtme (JETRO), para qindra kompanive japoneze në forum do t'i prezantojë mundësitë që i ofron Republika e Maqedonisë për të investuar në vend. Ai do të realizojë takime me përfaqësuesit e kompanive me të cilët do të ndajnë mendimet dhe përvojat në kuadër të rajoneve, ku ata punojnë. (mia.mk)