Maqedoni
Gir: Anëtarësimi i RMV-së në BE me rëndësi për të gjithë
27.03.2024 13:38
Euro ambasadori Dejvid Gir i ka quajtur të pa vërtetë zërat se Maqedonia e Veriut...

Euro ambasadori Dejvid Gir i ka quajtur të pa vërtetë zërat se Maqedonia e Veriut nuk do të mund të anëtarësohet në BE. Ai njëherit e ka lavdëruar vendin për vazhdimin e harmonizimit me politikat e jashtme dhe ato të sigurisë të BE-së.
“Ne dëshirojmë që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e BE-së, rruga është praktike dhe shum lehtë e arritshme.”, tha Ambasador I BE-së Dejvid Gir.
Rruga e BE-së është rrugë e prosperitetit,. përforcimit të demokracisë, sundimit të drejtësisë dhe rrugë e stabilitetit vlerëson euro ambasadori.
“Kjo është rruga e sigurisë dhe me të vërtetë besoj se anëtarësimi I Maqedonsiës së Veriut në BE do të jetë me rëndësi për të gjith ne. Për këtë arsye e inkurajojë Maqedoninë e Veriut të lëvizë sa më shpejtë që të jetë e mundur drejt BE-së. Dëshirojë që ky vend të jetë pjesë e BE-së në bazë të plotësimit të obligimeve që i ka marr në korrik 2022, pas të cilëve pasoi konferenca ndër qeveritare dhe procesi I skriningut, si dhe implementimi I reformave të cilat u konfirmuan gjatë këtij procesi, përfshie dhe atë që janë numëruar në planin e ri për rritje dhe reforma të BE-së.”, tha Gir.
Këto komente Gir i bëri në shënimin e 4 vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, me çrast theksoi se NATO mbetet themel i mbrojtjes kolektive dhe me rëndësi thelbësore për sigurinë euro-atlanetike.
FITORE DEMMOLLI
