Maqedoni
Shehu Sakipi: Medreseantët mund të regjistrohen në fakultete
27.03.2024 14:47
Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” në Shkup tanimë do të mund të regjistrohen në çdo fakultet të vendit....

Nxënësit e Medresesë “Isa Beu” në Shkup tanimë do të mund të regjistrohen në çdo fakultet të vendit. Ky vendim u soll të marten nga qeveria tha koordinatorja e Medresesë, Nurten Shehu Sakipi, me rastin e organizimit të manifestimit tradicional me rastin e Ditës së Bedrit të organizuar nga nxënësit e Paraleles së Vajzave të Medresesë, si dhe me mbështetjen e drejtuesve dhe mësimdhënësve të Medresesë.
“Desha të ju jap një lajm të mirë, të cilin lajm sot ma dha drejtori i Medresesë dr. Islam Islami, tha: Urime kordinatore, urime profesoresha. Urime nxënëse, por urime edhe juve nënave, se nga dita e sotme nxënëset e Medresesë do të mund të regjistrohen në fakultetet e vendit tonë.”, tha kordinatorja Nurten Shehu Sakipi.
Dita e Bedrit në historinë islame njihet si ballafaqimi i parë mes besimit dhe mosbesimit, mes të vërtetës dhe injorancës, mes devotshmërisë dhe arrogancës, u tha në manifestimin e organoizuar në Muajin e Shenjtë të Ramazanit. Gjatë manifestimit u lexua Kuran si dhe u kënduan Ilahi.
FITORE DEMOLLI
