Botë

Osmani: Kosova pret anëtarësimin në Këshillin e Evropës

27.03.2024 15:55

Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, pritet të votojë raportin e Dora Bakojanis...

Komiteti për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, pritet të votojë raportin e Dora Bakojanis për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas Osmanit Kosova ka ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm në mënyrë që shtetet ta përkrahin këtë anëtarësim. Themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, thot presidentja kosovare sipas të cilës Asociacioni mbetet obligim pas anëtarësimit.
 
“Mos të harrojmë që për themelimin e tij është dhënë përkushtimi i plotë më 2013 nëpërmjet ratifikimit, por ky është përsëritur në marrëveshjen e fundit, atë bazike të 27 shkurtit 2023. S’është përkushtim i marsit 2024, por i marrëveshjes bazike së vitit 2023 që është pranuar nga delegacioni i Kosovës dhe siç e dini të gjithë përfshin edhe detyrimin për themelimin e Asociacionit.
 
Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj”, ka thënë Osmani.