Botë

Gjermani, 5 të vdekur nga aksidentimi i një autobusi

27.03.2024 16:16

Të paktën pesë persona kanë vdekur të mërkurën, pasi një autobus i nisur nga Berlini për në Zvicër...

Të paktën pesë persona kanë vdekur të mërkurën, pasi një autobus i nisur nga Berlini për në Zvicër doli nga autostrada në Gjermaninë Lindore dhe përfundoi anash rrugës, kanë thënë autoritetet. Aksidenti ndodhi në autostradën A9 afër Lajpcigut rreth orës 09:45 paradite  dhe rruga u mbyll  në të dy drejtimet. Zëdhënësi i policisë, Olaf Hoppe tha se si pasojë e rrokullsjes së autobusit, ka të lënduar por dhe viktima.
 
“Disa persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në autostradën A9. Ka shumë viktima. shumë të lënduar dhe të paktën pesë të vdekur.”, tha zëdhënësi i policisë Olaf Hoppe.
 
Nuk u bë e qartë menjëherë pse autobusi, i cili drejtohej nga ‘Flixbus’ dhe po udhëtonte nga Berlini në Cyrih, doli nga rruga. Në vendngjarje ndodhen helikopterët e shpëtimit dhe ambulanca. Në bord ishin 53 udhëtarë dhe dy shoferë, siç raportoi agjencia gjermane e lajmeve dpa. Kompania tha se po punon ngushtë me autoritetet lokale dhe shërbimet e shpëtimit dhe do të bënte gjithçka për të sqaruar shpejt shkakun dhe aksidentin. A9 është një rrugë kryesore, veri-jug që lidh Berlinin me Mynihun. Aksidenti ndodhi në veri të një kryqëzimi në autostradë në Schkeuditz, ngjitur me aeroportin e Leipzig
 
BELINDA KOKA ADEMI