Jep dorëheqje drejtori i përgjithshëm i "Turkish Erlajns"-it, Topçu
07.04.2015 10:56
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë ajrore kombëtare turke "Turkish Erlajns", Hamdi Topçu dha dorëheqje nga funksioni, që të mund të kandidohet për deputet në zgjedhjet vijuese parlamentare në Turqi të caktuara për më 7 qershor...

Siç njoftuan mediat turke, në profilin e tij në Tuiter, Topçu publikoi se jep dorëheqje dhe se më nuk do të jetë pjesë e udhëheqësisë së "Turkish Erlajns"-it.
Për drejtor të ri të "Turkish Erlajns"-it është emëruar anëtar i Këshillit ekzekutiv të kompanisë, Ilker Ajxhi.
