Kompletohet përbërja e evropianit

27.03.2024 16:13

Me kualifikimin përmes balotazhit të Gjerogjisë, Ukrainës si dhe Polonisë...

Me kualifikimin përmes balotazhit të Gjerogjisë, Ukrainës si dhe Polonisë, tani janë mësuar emrat e të gjitha kombëtareve  si dhe përbërja e plotë e grupeve të “EURO 2024” I cili prej 14 qershor deri me 14 korrik do të mbate në Gjermani. 
 
Gjeorgjia, pasi eliminoi Greqinë, për herë të parë do të luajë në një kampionat të kontinetit të vjetër. Ajo këtë verë do të luajë në grupin “F” me Turqinë, Portugalinë dhe Çekinë. 
 
Polonia e cila në balotazh erdhi si e dyta më e mira e grupit të saj eliminator, do të luajë në grupin “D”, së bashku me Holandën, Francën dhe Austrinë. 
 
Ndërsa Ukraina e cila triumfoi në terren neutral ndaj Islandës, do të jetë pjesë e grupit “E” në Gjermani 2024. Bashkë me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
 
Që më herët dihej se Shqipëria në këtë evropian do të luajë në grupin “B”, në përbërje të së cilës janë- Spanja, Kroacia dhe Italia. (Gazetar Safet Ademi)
 
GRUPET NË  “EURO 2024”
  • GRUPI A: Gjemarnia, Skocia, Hungaria, Zvicra
  • GRUPI B: Shqipëria, Spanja, Kroacia, Italia
  • GRUPI C: Sllovenia, Danimarka, Sërbia, Anglia
  • GRUPI D: Polonia, Franca, Holanda dhe Austria
  • GRUPI E: Belgjika, Sllovakia,Rumania, Ukraina
  • GRUPI F: Turqia, Gjeprgjia, Portugalia, Çekia