Kosova pëson humbje në Budapest
27.03.2024 16:15
Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë të muajit mars përballë Hungarisë...

Përfaqësuesja e Kosovës ka pësuar humbje në miqësoren e dytë të muajit mars përballë Hungarisë. Pas fitores në Yerevan kundër Armenisë (1:0), Dardanët janë mundur në Budapest, me rezultat 2:0, ndonëse kishin një paraqitje të mirë gjatë pjesës së parë.
Kjo ishte humbja e parë e Kosovës në drejtimin e Fodës, të cilit dy miqësoret e këtij muaji i kanë shërbyer ta njohë ekipin dhe të vendosë idetë e tij rreth filozofisë së lojës që synon ta ndërtojë me Dardanët për ndeshjet e Ligës së Kombeve në shtator.
