NBA, Dallasi e shënoi fitoren e pestë me radhë

27.03.2024 16:17

Skuadra e Dallas Mavericks me rezultatin 132-92, në transfertë e ka mundur Sacramento Kings...

Skuadra e Dallas Mavericks me rezultatin 132-92, në transfertë e ka mundur Sacramento Kings. Në këtë fitore e cila ishte e pesta me radhë për Dallasin, slloveni 26 nga 28 pikët e tija të kësaj përballje i shënoinë fraksionin e parë të ndeshjes. Doniçiç kishte plus 11 kërcime dhe 6 asistime. Tek “mbretërit”, më i spikatur në paraqitjen e tyre të dobë ishte Domantas Sabonis. Ai ndeshjen e përfundoi me 12 pikë dhe 11 kërcime dhe për te ishte “double-double”, i 55 me radhë. 
 
Ndërsa Los Angeles Lakers pas kohës shtesë me rezultatin 128-124 e mundi skuadrën e dytë të lindjes Milwaukee Bucks. Në 3.5 minuta para përfundimit të pjesës së rregullt Lakersat, kishin disavantazh prej 10 pikëve. Deri tek fitorja në parket i drejtoi Anthony Davis me 34 pikë e 23 kërcime, ndërsa Austin Reaves, në 38.6 sekonda para fundit të vazhdimit të dytë shënoi tri pikë, me të cilën pas emrit të tij shënoi “triple-double: me 29 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime. (Gazetar Safet Ademi)