Së paku 18 viktima në përleshje të reja në Jemen
07.04.2015 10:59
Të paktën 18 persona humbën jetën gjatë natës në pjesën jugore të Jemenit, prej të cilëve numri më i madh në Aden, në luftimet mes kryengritësve shiit dhe forcave lojale të presidentit të Jemenit Abd Rabu Mansur Hadi, kumtuan sot burimet mjekësore dhe ushtarake...

Në qytetin e dytë për nga madhësia në Jemen, Aden, luftime kishte në lagjen Moala, ku mes ushtarëve të Hadit ka katër viktima, ndërsa tetë janë plagosur. Janë vrarë edhe gjashtë kryengritës.
Në përleshjet forcat jemene të sigurisë sërish morën kontrollin ndaj disa pjesëve të Moalas në qendër të qytetit.
Forcat detare të koalicionit arab kanë sulmuar disa pozita kryengritëse në Aden, ndërsa në provincën Abian, në lindje të Adenit, nga prita janë vrarë tetë kryengritës shiitë.
