Shpërthim në një fabrikë kimikatesh në Kinë

07.04.2015 11:17

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë kimike tronditi lindjen e Kinës, teksa media shtetërore vendase thotë se nuk ka as të plagosur dhe as viktima...

Shpërthimi ndodhi në një fabrikë në Zhangzhou në provincën Fujian, e cila prodhon paraksilen, një lloj kimikati që përdoret për prodhimin e poliestrës dhe plastikës. Shpërthimi ka bërë që fabrika të marrë flakë, teksa të dhënat e fillimit tregonin për një të plagosur. Sipas agjensisë Xinhua, në operacionin e shuarjes së flakëve morën pjesë më shumë se 400 punëtorë dhe 85 automjete zjarrfikëse.

Departamenti  zjarrëfikeses në Zhangzhou tha se ka dërguar në terren 430 trupa, duke hedhur poshtë të gjitha lajmet që qarkullonin në media se shpërthimi ka shkaktuar viktima dhe të plagosur.

Ndërkohë banorët e zonës kanë kohë që protestojnë për fabrikat e kimikateve që janë aty pranë, pasi sipas tyre ndotja është shumë e lartë dhe jeta bëhet e vështirë me frikën pas dere se mund të sëmuren nga përpiqndja e lartë e ndotjes në ajër.

Vitin e kaluar qyteti i Maoming u përfshi nga protesta të dhunshme pas planeve për të ndërtuar të tjera fabrika të ngjashme.