Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman

28.03.2024 09:35

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare...

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare ish-senatori amerikan, Joe Lieberman. Ai ishte amerikani i parë hebre që u nominua për një post të lartë të vendit nga një parti e madhe si ajo demokrate.

Familja e Lieberman deklaroi se ai vdiq për shkak të komplikimeve shëndetësore.

“Ai ishte 82 vjeç. Gruaja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes së tij ishin me të”, njoftoi familja.

Ish-kandidati për president Al Gore e kishte nominuar Liebermanin për pozitën e zëvendëspresidentit gjatë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.