Kuvend, seanca e fundit e kësaj përbërjeje parlamentare

28.03.2024 10:14

Kuvendi sot do të mbajë seancën e fundit plenare...

Kuvendi sot do të mbajë  seancën  e fundit plenare të  kësaj përbërjeje parlamentare. Në rend  dite  të kësaj seance plenare janë pesë pika.

Ato janë propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit  për ekzekutimin e sanksioneve, propozim ligji  për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit, propozim ligji  për themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në kuadër të Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir, të gjitha në lexim të dytë dhe Propozimi për interpretim autentik të nenit 93 paragrafi 2 të Ligjit për Urbanistikë dhe kërkesa për të  dhënë interpretim autentik të nenit 19 të Ligjit për trashëgimi, të parashtruar nga deputetja Lidija Tasevska.