Bisedime të reja SHBA-Izrael, shqyrtohet plani i Izraelit për Rafahun
Në një ndryshim qasjeje, Izraeli...

Në një ndryshim qasjeje, Izraeli u pajtua të dërgojë strategët e tij të luftës në Uashington, për të diskutuar synimin e tij për të nisur një sulm tokësor ndaj militantëve të Hamasit në Rafah, qytetin jugor të Gazës.
Kryeministri Netanjahu ka thënë se një sulm në Rafah është i nevojshëm për t’i dhënë fund çdo kontrolli të Hamasit mbi Gazën, enklavën e ngushtë përgjatë Detit Mesdhe.
Por Shtetet e Bashkuara i kanë thënë Izraelit se janë kundër një pushtimi të Rafahut, veçanërisht pasi më shumë se një milion civilë palestinezë janë strehuar atje.
Ndërsa pohoi se abstenimi i Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit ishte, shumë i keq”, kryeministri Netanjahu i tha senatorit republikan Rik Skot se anulimi fillestar i udhëtimit të delegacionit izraelit “ishte një mesazh para së gjithash për Hamasin: “mos vini bast për këtë trysni (nga Kombet e Bashkuara për një armëpushim). Nuk do të funksionojë”.
Kryeministri Netanjahu tha se votimi në Këshillin e Sigurimit “inkurajoi Hamasin të mbajë një qëndrim të ashpër dhe të besojë se trysnia ndërkombëtare do ta pengojë Izraelin” të përmbushë synimet e luftës së tij.
Izraeli është zotuar të vazhdojë luftën deri në shkatërrimin e ushtrisë së Hamasit dhe lirimin e rreth 10 pengjeve që mbahen nga grupi militant.
