Synim i kontabilistëve vendas, anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare

28.03.2024 13:51

Anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve....

Anëtarësimi në Federatën Ndërkombëtare të Kontabilistëve, si një nga synimet kryesore strategjike të ISOS, si dhe situatat dhe sfidat me të cilat përballet kontabiliteti në vendet e ndryshme, ishin temë të panel diskutimit të Konferencës së parë rajonale të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar.

Panelistët njëzëri në qëndrimin se me anëtrasimin në organizatën federale të kontabilistëve ka shumë benefite si për shtetin ashtu edhe biznesin në përgjithësi, siç është zvogëlimi i ekonomisë gri, detektimi i fshehjes së tatimeve e kështu me rradhë.

“Unë ju garantoj që tani për dy vite të ardhshme se do të kemi ulje të sigurtë të ekonomisë gri nga 35 % në 25%, ose në 22% sepse kjo do të jëtë fundi i punës jolegale të pjesës së madhe, edhe të afaristëve po edhe të një pjese të profesionit tonë e cila u shoqerua drejt tyre.” – tha Kryetari i Këshillit për Avancim dhe mbikëqyrje të profesionit të Kontabilitetit, Goran Rafailovski.

“Implementimi i këtyre standardeve si hap i ardhshëm do të mundësoj rritjen e efikasitetit dhe konkurueshmërisë të kompanive vendore, duke iu dhënë mundësi për bashkëpunim me kompani të nivelit global.” – deklaroi Ministri i Financave, Fatmir Besimi.

“Ajo e cila duhet të jetë shtytje për administratën por edhe kontabilistët, është digjitalizimi i proceseve jo vetëm tek ne por edhe në institucionet e tjera në pëergjithësi me qellim që t’ua lehtësojë procesin në tërësi. Me vet zbatimin e tyre në kontinuitet, mendoj së do të mund ta zvogëlojmë pak nga ajo përqindje që në vendin tonë përfaqësohet si ekonomia e zezë.” – u shpreh Drejtoresha e DAP,  Sanja Llukarevska.

Ligji i ri për kontabilitet është relativisht i ri, i miratuar në vitin 2022 që flet se po ngelim në procesin e harmonizimit  me standardet ndërkombëtare, megjithatë kanë filluar procese të caktuara për plotësimin e obligimeve të caktuara ligjore, si përshembull azhurimi i regjistrave si dhe përkthimi i rreth 2000 faqeve nga standardet ndërkombëtare.

“Tani saktë e dijmë se kush jemi, sa jemi dhe kush mund të dorëzojë raporte vjetore, sepse kjo ëhstë e vetmja mënyrë që te vendosim rregull në profesionin tonë dhe të kemi kontroll mbi të gjitha rrjedhat financiare. Megjithatë ne kontabilistët jemi hallkë e vetme ndërmjet shtetit dhe ekonomisë dhe përgjegjësinë që e kemi realisht ështe shumë e madhe.” – theksoi Kryetarja e ISOS, Vesna Prentoska.

Kontabilistët presin nga Instituti për kontabilistë që të nxjerrë një rregullore deri në qershor, sepse harmonizimi me standardet ndëkombëtare duhet të arrihet deri më 01.01.2025. (Belinda Koka – Ademi, TVM2)