Debat i konventës nacionale për BE, rekomandime për reforma në ligje
Kapitujt 23 dh 24 të kornizës negociuese për integrim....

Kapitujt 23 dh 24 të kornizës negociuese për integrim, temë debati në plaformën e Konventës Nacionale për Bashkim Evropian.
Kritika serioze në sundimin e ligjit, mosluftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, për çka ekspertët rekomandojnë ndryshime shtesë në Kodin Penal. Sipas tyre, edhe ligjet që sanksionojnë keqpërdorimet e detyrës dhe autoritetit zyrtar të cilat pësuan ndryshime në shtator të vitit të kaluar, janë më të ulta krahasuar me legjislacionin e BE-së.
Institucionet kompetente të jenë më proaktiv ndaj kritikave të raporteve në fushën e drejtësisë, u rekomandua nga eskpertët fushës.
“Ministritë kompetente, konkretisht Ministria e Drejtësisë ta shqyrtojë këtë dhe të propozojë sërish ndryshime ne Kodin Penal, sepse nëse e presim miratimin e një kodi penal tërësisht të ri, kjo do të zgjaste. Pra, qëllimi është që të harmonizohemi me vendimet që i propozon Bashkimi Evropian, sepse për momentin me të vërtetë po shkojmë në kahje të kundërt.” – tha profesoresha universitare, Aleksandra Deanovska.
Për ta përshpejtuar rrugën eurointegruese analistët nga vendet anëtare të BE-së rekomandojnë gjetjen e konsensusit gjthëpërfshirës në miratimin e vendimeve të guximshme që çojnë vendin në përpara.
“Për mua, çështje bazike janë vizioni dhe vendsomëria politike e elitave politike në Maqedoni. Nevojitet konsensus për faktorët kyç në mënyrë që të implementohen reformat e rëndësishme. Deri këtu arrihet vetëm me miratimin e vendimeve të vështira, prej të cilave nuk duhet ikur. Prolongimi i miratimit të vendimeve vetëm se e shtyn procesin i cili çdo ditë bëhet më i komplikuar.” – u shpreh Kristijan Turkal, ekspert për Ballkanin Perëndimor.
Dialogu i strukturuar për çështjet që lidhen me procesin e negociatave, bashkëpunimi ndërinstitucional, veprimi i përbashkët dhe përfshirja e sektorit civil në vendimmarrje, janë faktorët që duhet të përforcohen në mënyrë që shteti të përparojë dhe të jetë më afër organizatës supranacionale evropiane, ishin konkluzat e ekspertëve në këtë forum. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
