Renditja e FIFA-së, Maqedonia do humb një pozitë
Përfundimi i pushimit të ekipeve kombëtare njëheri donte të thoshte dhe azhurimin e renditjes së FIFA-së...

Përfundimi i pushimit të ekipeve kombëtare njëheri donte të thoshte dhe azhurimin e renditjes së FIFA-së. Renditja e re zyrtare do të bëhet publike të enjtën me 4 prill, por shum çka nga ajo renditje është e dirt kur bëhet fjalë për kombëtaret më të mira në botë.
Barazimi me Moldavinë si dhe humbja në përballjen me Malin e Zi, përfaqësuesen e vendit do ta kushtojnë me humbje të një pozite. Maqedonia në renditjen e fundit ishte e 68-ta, ndërsa në renditjen e muajit mars do bie në pozitën e 69-të. Në TOP 10, ekipet më të mira kombëtare do ketë vetëm një ndryshim ku vendet e tyre i kanë ndëruar Anglia dhe Belgjika. Tani belgët do mbajnë pozitën e tretë, ndërsa përfaqësuesja e Anglisë do të jetë përfaqësuesja e katërt më e mirë në botë.
Numri një është rezervuar për Argjentinën, që do shoqërohet nga Franca. Do theksuar se grupi “B” I evropianit të ardhshëm në futboll, në të cilin bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare është grupi I vetëm që ka tri kombëtare në Top 10. Spanja është e teta, Italia e nënta, ndërsa Kroacia e 10-ta. Kombëtarja shqiptare e cila në ndeshjen e parë përballet me Italinë, mban pozitën e 66 në renditjen e FIFA-së.
