ATP/WTA Miami, Sinner dhe Medvedev përballen në gjysmëfinale
Dyshen e parë gjysmëfinale të ATP turneut nga seria e Masters 1000 në Miami...
Dyshen e parë gjysmëfinale të ATP turneut nga seria e Masters 1000 në Miami, e përbëjnë bartësi dytë italiani Jannik Sinner dhe bartësi i tretë Danil Medvedev. Sinner në ¼ e finales me 2:0 (6-4, 6-2) në seta e mundi çekun Tomash Machaç, ndërsa Medvedev po ashtu me 2:0 6-2, 7-6 (7) në seta e mundi kilianin Nicolas Jarry. Në dy ndeshjet e tjera të ¼ finales përballen gjermani Alexander Zverev dhe hungarezi Fabian Marozsan, si dhe bartësi i parë spanjolli Carlos Alcaraz dhe bullgari Grigor Dimitrov.
Në WTA turneu në Miami, janë të njohura emrat e katër tenisteve që do të luajnë në ½ finale. Kështu Viktoria Azarenkes dhe Jelena Ribakinës në këtë fazë të garave iu bashkangjitën Jekaterina Aleksandrova i Danielle Collins.
Aleksandrova me rezultatin 2:1 e mundi amerikanen Jessica Peguli, ndërsa Collins me 2:0 në seta e mundi francezen Carolina Garcia. Kështu në gjysmëfinale e parë do të përballen kazakistanezja Ribakina dhe bjellorusja Azarenka, ndërsa në të dytën Aleksandrova e Collins.